Ndërlidhjet

Biden: Ukraina ka rast të ndryshoj


Joe Biden

Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, tha se Ukraina nuk mund ta humbë rastin për të ndryshuar për të mirë.

Duke folur mbrëmë vonë në Institutin Kombëtar Demokartik në Uashington, zoti Biden theksoi se këtë rast, ukrainasit “nuk mund ta humbin”, pasi “ata nuk kanë më tepër raste në një kohë të afërt”.

Mëtutje, Joe Biden, theksoi:

“Dhe këto ditë, kur vendet po e shfrytëzojnë kleptokracinë dhe oligarikinë, siç bëri Putini, si mjete për detyrim ndërkombëtar, luftimi i korrupsionit nuk është vetëm për qeverisje të mirë, por është edhe për mbrojtje, është për integritet, është për sovranitet”, tha Biden.

Forcat qeveritare të Ukrainës, prej muajit prill, kanë luftuar kundër separatistëve prorusë.

Në këtë konflikt, deri tash, janë vrarë më se 4,300 vetë.

XS
SM
MD
LG