Ndërlidhjet

Pakistan: 11 militantë të vrarë nga sulmet ajrore


Banorët në Vaziristanin Verior duke u larguar nga shtëpitë

Banorët në Vaziristanin Verior duke u larguar nga shtëpitë

Ushtria e Pakistanit thotë se i ka vrarë 11 militantë në sulmet ajrore në një territor fisnor, afër kufirit me Afganistanin.

Në njoftimin e ushtrisë pakistaneze theksohet se mbrëmë vonë janë shkatërruar tri baza të militantëve në rajonin Khyber, ku armata e Pakistanit, prej muajit shtator, ka ndërmarrë operacion kundër talibanëve pakistanezë dhe grupeve të tjera militante.

Gjatë operacioneve kundër militantëve në gjithë rajonin e Vaziristanit Verior, që kanë filluar në muajin qershor, janë vrarë së paku 1,100 militantë. Po ashtu, janë vrarë edhe 100 ushtarë. Këto të dhëna nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Nga ofensiva ushtarake janë zhvendosur afro 1 milionë njerëz.

XS
SM
MD
LG