Ndërlidhjet

Holandë: Qeveria nuk lejon hetime të OKB-së


Pjesë të aeroplanit të rrëzuar gjatë transportit me tren
Pjesë të aeroplanit të rrëzuar gjatë transportit me tren

Qeveria e Holandës i ka refuzuar thirrjet e të afërmëve të viktimave të fluturimit të aeroplanit të Malajzisë, MH17, i cili u rrëzua në pjesën lindore të Ukrainës, që hetimet të zhvillohen në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Koordinatori për siguri dhe kundërterrorizëm i Holandës, Dick Schoof, tha mbrëmë se hetuesit e Holandës po angazhohen maksimalisht, megjithqë ballafaqohen me “situatë komplekse gjeopolitike në zonën e konfliktit”.

Ekipet ndërkombëtare që synonin gjetjen e mbetjeve njerëzore dhe shpëtimin e dëshmive, kanë pasur vështirësi në qasje në vendin e rrëzimit të aeroplanit, për shkak të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe sepratistëve prorusë.

Kanë mbetur pa u identifikuar 6 viktima.

Një udhëheqës i vetëshpallur i separatistëve prorusë kishte pranuar se luftëtarët separatistë e kanë rrëzuar aeroplanin e udhëtarëve të kompanisë së Malajzisë, më 17 korrik, me një raketë tokë-ajër, pasi gabimisht kishin menduar se është aeroplan ushtarak ukrainas.

Por, mediat ruse vazhdojnë të pretendojnë se aeroplani ishte qëlluar nga ushtria e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG