Ndërlidhjet

SHBA: Senati e konfirmoi ambasadorin e ri në Afganistan


Peter McKinley
Peter McKinley

Senati amerikan e ka konfirmuar të nominuarin e presidentit, Barack Obama, për ambasador të ri në Afganistan.

Mbrëmë vonë, në Senat u konfirmuar që diplomati veteran, Peter McKinley, emërohet ambasador në Afganistan.

Aktualisht, ai është zëvendës i ambasadorit amerikan në Afganistan, James Cunningham, i cili në këtë post ka shërbyer prej vitit 2012.

Para se të arrinte në Kabul, në vitin 2013, zoti McKinley ka shërbyer si ambasador amerikan në Kolumbi dhe Peru.

XS
SM
MD
LG