Ndërlidhjet

Raporti: Ateistët janë viktima të diskriminimit


Pamje nga një shkollë fetare myslimane në Pakistan
Pamje nga një shkollë fetare myslimane në Pakistan

Një raport i publikuar sot thotë se disa qeveri i kanë shtuar përpjekjet e tyre për t’i portretizuar ateistët dhe sekularistët si rrezik për shoqërinë, e bile edhe si terroristë.

Unioni Ndërkombëtar Humanist dhe Etik, që e ka publikuar këtë raport, theksoi se “shumica e madhe e vendeve ka dështuar t’i respektoj të drejtat e ateistëve dhe atyre që mendojnë lirisht”.

Në 13 vende, të gjitha ato myslimane, sipas raportit, tërheqja apo blasfemia është bërë fyerje madhore kundër religjionit.

Në raport theksohet se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka barazuar mendimin ateist në secilën formë, me terrorizëm, ndërsa në Arabinë Saudite është miratuar legjislacioni, me të cilin ndalohet “thirrja për mendime ateiste në çfarëdo formë”.

Në raport theksohet se disa vende perëndimore kanë lëvizur në forcimin e pozitës së religjionit dhe përmendent rasti i Britanisë, ku ministria e arsimit e ka hequr ateizmin dhe humanizmin nga studimet e religjionit në institucionet arsimore shtetërore.

XS
SM
MD
LG