Ndërlidhjet

Militantët e IS-it vrasin një pjesëtar të tyre


Një faqe e internetit e lidhur me militantët e Shtetit Islamik, më 9 dhjetor ka postuar disa fotografi të cilat paraqesin militantët duke e hedhur një person nga një kulm dhe pastaj duke i hedhur gurë përsipër, deri në vdekjen e tij.

Kjo ndodhi pasi njëri nga militantët e IS-it kishte thënë se ky person, që po ashtu i takonte grupit ekstremist, ishte homoseksual.

Përmes një deklarate të bashkangjitur me fotografitë thuhej se një gjykatë islamike vendosi që personi "ka kryer sodomi dhe duhet të hidhet nga pika më e lartë" në rrethinë dhe pastaj të vritet përmes hedhjes së gurëve.

Kjo vrasje vjen pasi militantët e Shtetit Islamik në muajin nëntor kishin vratë dy burra në të njëjtën mënyrë në Siri, duke thënë se ata ishin homoseksualë.

XS
SM
MD
LG