Ndërlidhjet

Alesin lirohet, por urdhërohet të rrijë në Minsk


Alyaksandar Alesin
Alyaksandar Alesin

Alyaksandr Alesin, gazetar i Bjellorusisë, i arrestuar nën dyshimet për tradhti dhe spiunazh u lëshua nga ndalesa e tij, por u urdhërua të mos largohet nga Minsku.

Alesin tha për Radion Evropa e Lirë se është duke vuajtur nga stresi dhe po planifikon të vizitojë një doktor..

Ai tha se u urdhërua të mos largohet nga Minsku derisa hetimet vazhdojnë

Siç tha Alesin, autoritetet kishin lëshuar akuzat për tradhti dhe spiunazh, dhe tani ai përballet më akuzën për bashkëpunim me inteligjencën e huaj.

Nëse shpallet fajtor, atë e presin dy vjet burg.

I pyetur për raportimet që i kishte bërë në fund të muajit nëntor derisa po takohej me një diplomat të huaj në Minsk, Alesin tha se ato janë "afër të vërtetës".

Por megjithëatë, ai tha se është vënë në kurth.

XS
SM
MD
LG