Ndërlidhjet

Ukrainë: Respektohet armëpushimi në masë të madhe


Armëpushimi ndërmjet forcave ukrainase dhe seperatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, është duke funksionuar për ditën e dytë me radhë, në pjesën më të madhë të kohës.

“Dita a e Heshtjes”, e filluar më datën 9 dhjetor, po respektohet në masë të madhe në Donjeck dhe Luhansk.

Një komandant ukrainas në afërsi të aeroportit të Donjeckut, i ka thënë AFP-së, se në 24 orët e fundit, situata ka qenë e qetë.

Ushtria ukrainase ka raportuar për njëmbëdhjetë shkelje të armëpushimit, derisa një zyrtar seperatist ka thënë se Ukraina ka bërë shtatë shkelje.

Zyrtarët ukrainas shpresojnë që një vazhdim i armëpushimit, mund të çojë në tërheqjen prapa të armëve të rënda nga zona e konfliktit.

Seperatistët kanë njoftuar se gjatë ditës së mërkurë do të mbahet një telekonferencë me zyrtarët ukrainas, për ta caktuar datën e raundit të ri të bisedimeve që synojnë paqen.

Armëpushimi dhe bisedimet shtesë, janë paraparë në një marrëveshje të arritur në Misnk më 5 shtator.

Armëpushimi ka për qëlllim që ta ndalojë konfliktin në lindje të Ukrainës, i cili deri tani ka marrë jetën e 4 mijë e 300 personave.

XS
SM
MD
LG