Ndërlidhjet

Malala: Fëmijët të mos shfrytëzohen për punë


 Malala Yousafzai
Malala Yousafzai

Malala Yousafzai, bashkë-fituesja e Çmimit Nobel për Paqe sivjet, ka folur kundër shfrytëzimit të fëmijëve në punë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë më 10 dhjetor, Malala tha se "fëmijët nuk duhet të shfrytëzohen më për punë dhe atyre duhet t'iu jepet mundësia për edukim më të lartë".

Malala dhe aktivisti për të drejtat e fëmijëve Kailash Stayarthi nga India do të marrin Çmimin Nobel për Paqe gjatë ditës së sotme në Oslo.

Shtatëmbëdhjetë vjeçarja Malala ishte qëlluar në kokë nga talibanët në vitin 2012 për shkak të fushatës për arsimimin e vajzave.

Ajo i tha BBC-së se shpreson të arrijë të bëjë karrierë në politikë.

Malala tha se aspiron të bëhet kryeministrja e Pakistanit, pasi t'i përfundojë studimet në Britani.

XS
SM
MD
LG