Ndërlidhjet

Ukrainë: Shpërthim në qytetin Odesa


Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një ndërtesë në Odesa, ku ndodhet një zyrë për mbledhjen e ndihmave për ushtrinë ukrainase.

Ndërtesa, që është në qendër të qytetit ishte e boshatisur në kohën e shpërthimit, herët në mëngjes dhe autoritetet thanë se askush nuk është lënduar.

Zyrtarët ukrainas po hetojnë shpërthimin si një sulm terrorist.

Një bombë shpërtheu në fillim të muajit të kaluar në një kafene në qytetin lindor ukrainas të Kharkiv, e frekuentuar nga ushtarët ukrainas, duke plagosur 11 njerëz.

Kafeneja ishte gjithashtu vendi i mbledhjes së fondeve për të mbështetur ushtrinë, e cila është duke luftuar kundër separatistëve pro-rusë, për të cilët Kievi zyrtar thotë se janë të mbështetur nga trupat ruse.

XS
SM
MD
LG