Ndërlidhjet

Ndahet Nobeli për Paqe


Malala Yousafzai nga Pakistanit dhe Kailash Satyarthi nga India kanë marrë Çmimin Nobel për Paqe, për rrezikimin e jetës së tyre për të luftuar për të drejtat e fëmijëve.

Malala 17-vjeçare,bëhet personi më i ri ndonjëherë që fiton i Çmimin Nobel.

Ajo dhe Satyarthi morën çmimin në një ceremoni në kryeqytetin norvegjez.

Duke thënë se të gjithë fëmijët kanë të drejtën e fëmijërisë dhe të arsimit në vend të punës së detyruar, kryetari komitetit të Nobelit, Thorbjorn Jagland tha se "për këtë nuk ka asnjë shprehje më të mirë se përmes fituesve të këtij viti".

Çmimet Nobel për Mjekësi, Fizikë, Kimi dhe Letërsisë do të shpërndahen në Stockholm më vonë gjatë ditës së sotme.

Ceremonitë e dhënies së çmimeve janë mbajtur gjithmonë më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimit Alfred Nobel në 1896.

XS
SM
MD
LG