Ndërlidhjet

logo-print

Leyla Yunus, në gjendje të rëndë shëndetësore


Azerbaijan -- human rights defender Leyla Yunus

Azerbaijan -- human rights defender Leyla Yunus

Avokati i Leyla Yunus thotë se aktivistja e burgosur për të drejtat e njeriut në Azerbajxhan mezi është duke ecur dhe ka probleme me frymëmarrje.

Pas takimit me Ynusin në një qendër mbajtjeje paragjyqësore më 9 dhjetor, avokati Ramiz Mammadov i tha Radios Evropa e Lirë se "ajo bëri 30 minuta për të ecur në korridorin 50-metrash".

Ai tha se Yunus, e cila besohet se ka Hepatitin C, nuk ka marrë ndonjë ndihmë shëndetësore në qendrën e mbajtjes dhe është duke pasur problem të marrë barëra nga jashtë.

Autoritetet kanë refuzuar t'ia japin asaj testet mjekësore.

"I është thënë që niveli i sheqerit dhe shtypjes së gjakut janë normal, kur në fakt ato janë shumë të larta", tha Mammadov.

Yunus, 58 vjeçare, dhe bashkëshorti i saj janë burgosur që nga muaji gusht, me akuzat për tradhti dhe krime të tjera.

Ata kanë thënë se akuzat janë të pavërteta dhe qeveritë Perëndimore kanë bërë thirrje për lirimin e tyre.

XS
SM
MD
LG