Ndërlidhjet

Ukraina synon bashkëpunim me NATO-n dhe BE-në


Flamuri i NATO-s ©Shutterstock

Flamuri i NATO-s ©Shutterstock

Ukraina ka krijuar një Sekretariat për Bashkëpunim të Sigurisë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Kreu i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, Valentyn Nalyvaychenko, prezantoi shefin e trupit të ri të sigurimit, Yevhen Marchuk, më 10 dhjetor.

Kryeministri Arseniy Yatsenyuk tha më 9 dhjetor se Ukraina do të veprojë për të braktisur "statusin neutral jo-bllok" që ishte futur në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm Viktor Janukoviç, i cili u rrëzua nga protestuesit pro-perëndimorë në muajin shkurt.

Marchuk, ish kryeministër dhe ministër i mbrojtjes, tha se heqja e neutralitetit do të japë "një impuls të ri" për bashkëpunim të Ukrainës me NATO-n dhe BE-në.

Por, ai tha se Ukraina do të duhet të ecë në një "rrugë të gjatë dhe të vështirë" para se ajo të mund t'i bashkohet NATO-s.

Rusia, e cila aneksoi Krimenë nga Ukraina në muajin mars dhe mbështet separatistët që luftojnë me forcat qeveritare në lindje të Ukrainës, i kundërvihet fuqimisht bashkimit të Ukrainës me NATO-n dhe do që aleanca të zotohen që kurrë nuk do ta pranojë Ukrainën si anëtare të veten.

XS
SM
MD
LG