Ndërlidhjet

Kuchma: Dialogu për paqe duhet të shtyhet


Leonid Kuchma
Leonid Kuchma

Përfaqësuesi i Ukrainës në bisedimet e paqes me Rusinë, separatistët, dhe OSBE-ja thonë se raundi i ri i negociatave nuk duhet të mbahet në ditët e ardhshme, për shkak se separatistët pro-rusë kanë shkelur armëpushimin.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi Leonid Kuchma, ish-president ukrainas, të ketë thënë se një takim i ri i "grupit të kontaktit" që synon dhënien fund të konfliktit në lindje të Ukrainës, të mos mbahet derisa pala tjetër të qartësojë se a do paqe apo jo.

"Në një situatë ku partia e dytë nuk është në gjendje të sigurojë armëpushimin, unë nuk e konsideroj këtë takim të dobishëm," u citua të ketë thënë Kuchma.

"Le të tregojnë se ata me të vërtetë duan paqe dhe jo luftë, se ata janë plotësisht në kontroll mbi formacionet e armatosura," tha ai.

Një takim pritej të mbahej deri në fund të javës pas një armëpushimi ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë.

Marrëveshja për armëpushim u arrit më 9 dhjetor.

XS
SM
MD
LG