Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohet lirimi i gazetares Ismayilova


Rreth 50 protestues kanë protestuar jashtë ambasadës së Azerbajxhanit në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, duke kërkuar nga qeveria azere lirimin e Khadija Ismayilova, një gazetare hulumtuese që punon për shërbimin e Radios Evropa e Lirë në Azerbajxhan.

Khadija Ismayilova

Khadija Ismayilova

Protestuesit sot u munduan të dorëzojnë një pecicion se një zyrtar i ambasadës i cili doli nga ndërtesa, por ai refuzoi ta merrte.

Ndërkohë, rreth 20 protestues protestuan pranë Konsullatës së Azerbajxhanit në qytetin jugperëndimor të Batumit të Gjeorgjisë për të kërkuar lirimin e menjëhershëm e gazetares.

Dhjetëra mbështetës të Ismayilovas u mblodhën edhe para Ambasadës së Azerbajxhanit në kryeqytetin e Moldavisë, Chisinau, më 10 dhjetor.

Autoritetet e Azerbajxhanit më 5 dhjetor urdhëruan që Ismayilova të mbahet në paraburgim për dy muaj.

Zyrtarët e OSBE-së, Bashkimit Evropian, dhe SHBA-të kanë shprehur shqetësimin në lidhje me arrestimin Ismayilovas, duke e quajtur arrestimin e saj të motivuar politikisht dhe duke bërë thirrje për lirimin e saj.

XS
SM
MD
LG