Ndërlidhjet

Ghani dënoi teknikat e marrjes në pyetje të CIA-s


Ashraf Ghani
Ashraf Ghani

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani tha se raporti i Senatit amerikan për teknikat e hetimeve të CIA-s tregon se disa agjentë dhe kontraktues të CIA-s “kanë shkelur të gjitha normat e pranueshme për të drejtat e njeriut”.

Ghani sot kërkoi të bëhet e ditur se sa afganë janë torturuar nën programet e hetimeve të CIA-s gjatë viteve pas sulmit terrorist të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raporti i Senatit, i lëshuar më 9 dhjetor tha se teknikat e marrjes në pyetje ishin "shumë më të rënda" se sa agjentët e CIA-s lënë për të kuptuar.

Ish presidenti i Polonisë Kwasniewski pranoi sot se Varshava kishte siguruar një vend ku agjentët e SHBA-ve të merrnin në pyetje të dyshuarit për terrorizëm, përgjatë kohës sa ai ishte në detyrë.


Megjithatë, Kwasniewski tha se ai nuk e kishte ditur se çfarë ndodhte në ato hapësira.

XS
SM
MD
LG