Ndërlidhjet

Policia e Pakistanit në kërkim të 4 vrasësve


Policia e Pakistanit është duke i kërkuar 4 persona që besohet se janë përgjegjës për vrasjen brutale të një çifti të vjetër dhe katër fëmijëve të tyre, për shkak të "shkeljes së nderit".

Zyrtari i policisë, Mohammed Aslam tha se vrasjet që u bënë më 8 dhjetor në qendër të Pakistanit erdhën si pasojë e një rasti në të cilin u përfshi gruaja e vrarë që vinte nga lugina Swat, Ghulam Fatima, e cila la burrin e saj rreth 30 vjet më parë për t'u martuar me Fazal Razzaqin nga Islamabadi.

Policia bëri të ditur se djali nga martesa e parë e gruas helmoi ushqimin e familjes me qetësues, dhe më pas, i shoqëruar nga tre të tjerë, masakruan familjen.

Policia tha se pesë fëmijët tjerë, tre djem dhe dy vajza, kanë marrë lëndime tejet të rënda dhe janë hospitalizuar.

XS
SM
MD
LG