Ndërlidhjet

Rusia dhe Uzbekistani vendosin për rregullimin e detyrimeve financiare


Anton Siluanov dhe Rustam Azimov

Anton Siluanov dhe Rustam Azimov

Rusia dhe Uzbekistani kanë nënshkruar një marrëveshje për rregullimin e detyrimeve financiare reciproke pasi presidenti rus Vladimir Putin u takua në Tashkent më 10 dhjetor me presidentin uzbek, Islam Karimov.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri rus i Financave Anton Siluanov dhe ministri i Financave uzbek Rustam Azimov.

Të dy vendet nënshkruan gjithashtu një marrëveshje për praninë e qëndrueshme afatgjate të produkteve bujqësore të Uzbekistanit në tregun rus.

Rusia ka ndaluar shumicën e importeve ushqimore perëndimore në shenjë hakmarrjeje kundër SHBA-ve dhe BE-së ndaj sanksioneve mbi ndërhyrjen e Moskës në Ukrainë.

Putin dhe Karimov, më herët gjatë ditës së sotme diskutuan edhe çështjet e sigurisë rajonale, situatën në Siri dhe Irak, dhe shqetësimet për zhvillimet në Afganistan pas tërheqjes së shumicës së trupave të NATO-s atje.

Marrëdhëniet Rusi - Uzbekistan kanë qenë të tensionuara që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG