Ndërlidhjet

Ministri palestinez vdes pas grindjes me trupat izraelite


Pamje nga përleshja me policinë kufitare izraelite...

Pamje nga përleshja me policinë kufitare izraelite...

Një ministër palestinez vdiq më 10 dhjetor pas një grindjeje me policinë kufitare izraelite gjatë një proteste të Bregut Perëndimor.

Ziad Abu Ein, 55-vjeçar, ministër pa Portofol, ishte duke marrë pjesë në një protestë kundër vendbanimeve izraelite në territorin e pushtuar palestinez, kur ai u përfshi në përleshje me trupat izraelite.

Videoja e transmetuar nga Al-Jazeera TV tregoi një ushtar izraelit teksa godiste Abu Einin në gjoks me qytën e pushkës.

Një fotograf i AFP tha se trupat izraelite kishin hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve para se ushtarët izraelitë të goditnin ministrin në gjoks.

Abu Ein vdiq derisa po dërgohej në një spital.

Ushtria izraelite tha se beson se ai vdiq nga një sulm në zemër, duke shtuar se një hetim është duke u zhvilluar.

Autopsia pritet të bëhet para funeralit të tij më 11 dhjetor.

Presidenti palestinez Mahmud Abaz e përshkroi incidentin si një "akt barbar që ne nuk mund të rrijmë të heshtur ose ta pranojmë atë".

XS
SM
MD
LG