Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka në plan të udhëtojë për në Romë më 14 dhjetor për bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu rreth zhvillimeve në Izrael dhe Bregun Perëndimor.
Takimi i organizuar me nguti u njoftua në Twitter nga zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Jen Psaki, vetëm disa orë pasi një ministër palestinez vdiq pas një konfrontimi fizik me forcat e sigurisë izraelite gjatë një proteste në Bregun Perëndimor.
Bisedimet e Kerryt me Netanyahun bëhen para zgjedhjeve izraelite të caktuara për 17 mars.