Ndërlidhjet

FBI konsideron hetimin ndaj Mikhail Lesin


 Mikhail Lesin
Mikhail Lesin

Autoritetet Federale të SHBA-ve janë duke marrë parasysh një kërkesë për të hetuar nëse një shef i fuqishëm i një mediumi shtetërore rus, Mikhail Lesin, ka shkelur ligjet amerikane kundër pastrimit të parave, duke blerë pasuri të patundshme shumë të shtrenjta në Kaliforni.

Radio Evropa e Lirë ka marrë një kopje të një letre më 3 dhjetor nga Asistenti i Avokatit të Përgjithshëm të SHBA-ve Peter Kadzik që thotë se kërkesa nga senatori amerikan Roger Wicker i referohej Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve dhe FBI-së.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Drejtësisë konfirmoi autenticitetin e letrës.

Lesin, është një ish-ministër i shtypit rus dhe është parë si organizatori i Kremlinit për të financuar rrjetin e transmetimit RT.

Wicker kërkoi nga Departamenti i Drejtësisë amerikane në korrik për të hetuar nëse Lesin ka përdorur fonde të paligjshme për të blerë disa shtëpi shumë milionëshe në Los Angeles.

XS
SM
MD
LG