Ndërlidhjet

OKB dhe BE kërkojnë hetime për vdekjen e Abu Einit


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini kanë kërkuar hetim të menjëhershëm për vdekjen e një ministri palestinez pa Portofol pas një grindjeje fizike me trupat izraelite në Bregun Perëndimor.

Ministri Ziad Abu Ein, ishte duke marrë pjesë në një protestë kundër vendbanimeve izraelite në territorin e pushtuar palestinez, kur ai u përfshi në përleshje me trupat izraelite.

Presidenti palestinez Mahmud Abaz e përshkroi incidentin si një "akt barbar që ne nuk mund të rrijmë të heshtur ose ta pranojmë atë"

Ministri i Mbrojtjes izraelit Moshe Yaalon tha se forcat e mbrojtjes së Izraelit "ndjejnë keqardhje për vdekjen e tij" dhe po hetojnë se çfarë ka ndodhur.

XS
SM
MD
LG