Ndërlidhjet

Monako: Lindin binjakët mbretërorë


Princi Albert II dhe princesha Charlene Wittstock
Princi Albert II dhe princesha Charlene Wittstock

Zyrtarët e Pallatit Mbretëror në Monako kanë njoftuar se princesha Charlene ka lindur binjakë mbretërorë, një vajzë dhe një djalë, raporton Associated Press.

Vajza ka lindur e para, por megjithatë, djali do të jetë sundimtar i ardhshëm Principatës.

Gabriella Therese Marie dhe Jacques Honore Rainier - që lindën të mërkurën, prindër i kanë Charlene 36 vjeçare dhe princin Albert II, 56 vjeçar - janë trashëgimtarë të dinastisë shekullore Grimaldi që sundon në një Principatë shumë të pasur.

Lindja e foshnjave u festua në Monako, dhe është hera e parë që familjes mbretërore i lindën binjakë që nga themelimi i saj në shekullin e 13-të.

Monako është vend i pasur, me apartamente dhe dyqane luksoze në Rivierën Franceze, me një popullsi prej rreth 30 mijë banorëve.

XS
SM
MD
LG