Ndërlidhjet

Në Kabul vriten pesë ushtarë afgan


Ilustrim

Ilustrim

Një sulmues vetvrasës në Afganistan, ka shpërthyer eksplozivët e tij në afërsi të një autobusi që po barte ushtarë afganë në kryeqytetin Kabul.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e ditës së enjte.

Një zyrtarë nga Ministria e mbrojtjes së Afganistanit, në kushte anonimiteti, i ka thënë agjencisë AP, se pesë ushtarë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Talebanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi shënon rifilllimin e një fushate anti-qeveritare nga ana e militantëve, pas një kohe kur ka pasur qetësi nga shpërthimet në Kabul.

Javëve të fundit është vërejtur se talebanët kanë në cak ushtarët afganë, stafet diplomatike dhe të huajt në Kabul e përreth

XS
SM
MD
LG