Teksa vendi i tij po përballet me vështirësi ekonomike, presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Indi me qëllim që të nënshkruaj marrëveshje për energjinë bërthamore dhe për mbrojtje.
Gjatë ditës së sotme, presidenti Putin dhe kryeministri indian Nerendra Modi, do të marrin pjesë në samitin vjetor Rusi-Indi, ku do të diskutohet për bashkëpunimin tregëtar dhe për enegjinë.
Marëdhëniet në mes të Moskës dhe New Delhit, presidenti rus ka thënë se janë shumë të mira, ndërsa ka shtuar, se në mesin e agjendës së tij në Indi, do të jetë diskutimi për ndërtimin e disa centraleve të reja bërthamore si dhe diskutimi për bashkëpunimin ushtarak.
Tregëtia dypalëshe Rusi-Indi ka arritur vetëm 10 miliardë dollarë gjatë vitit 2013, pavarësisht lidhjet mes këtyre dy vendeve, bashkëpunim që daton prej epokës sovjetike.
Vendimi i fundit i Indisë për të blerë avionët ushtarak Rafale nga Franca dhe helikopterët amerikan Apache, e ka zemëruar Moskën, si furnizuese shumëvjeqare e Indisë me armë.
Nga ana e saj, India është e shqetësuar në lidhje me vendimin e Moskës për t’ia shitur helikopterët ushtarak Pakistanit.
Pavarësisht tensioneve, India e ka mbështetur Moskën duke refuzuar që t’iu bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të veprimeve të saj në Ukrainën Lindore.