Ndërlidhjet

SHBA më nuk kontrollon burgjet në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Pas më shumë se një dekade, Pentagoni ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara më nuk kana nën kontrollë ndonjërin nga burgjet në Afganistan.

Një zëdhënës i Pentagonit, ka njoftuar vonë të mërkurën se tre të ndaluarit e fundit në qendrën e paraburgimit Parwan, janë liruar nga paraburgimi që po kontrollohej nga Shtetet e Bashkuara.

Dy nga të arrestuarit që po mbaheshin në qendrën e kontrolluar nga SHBA, njëri nga të cilët është Redha al-Najar, janë transferuar në qendrat e paraburgimit që kontrollohen nga afganët, derisa ndaj personit të tretë i cili nuk është konsideruar i rrezikshëm, pritet rivendosja nga ana e autoriteteve afgane.

Në vitin 2012, sipas raportiut të punblikuar nga Komiteti i Intelegjencës në Senat, al-Najar, kishte qenë subjekt i marrjes në pyetje nga ana e CIA-s.

Zëdhënësi i Pentagonit, ka njoftuar se Departamenti amerikan i Mbrojtjes, më nuk operon me qendrat e paraburgimnit dhe se përgjegjësinë për to, do ti ketë qeveria afgane.

XS
SM
MD
LG