Ndërlidhjet

Rusia mund të ndihmoj në ruajten e sigurisë në Azinë Qendrore


Presidenti ru, Vladimir Putin dhe presidenti uzbek, Islam Karimov
Presidenti ru, Vladimir Putin dhe presidenti uzbek, Islam Karimov

Presidenti uzbek, Islam Karimov, ka thënë se Rusia mund të ndihmoj në ruajtjen e sigurisë në Azinë qendrore në atë, që ai e ka përshkruar si kërcënim në rritje nga ana e islamit radikal.

Karimov ka thënë se prania e Rusisë në Azinë Qendrore është një “faktor i rëndësishëm për ta mbështetur paqen dhe sigurinë”.

Këto komente ai i ka bërë në Tashkent gjatë të mërkures, pas takimit që ka pasur me presidentin rus Vladimir Putin.

Putin, tha se Rusia sikurse Uzbekistani, është e shqetësuar për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani.

Gjatë vizitës së presidentit Putin, Rusia ka njoftuar se do t’ia shlyej 890 milion borxhe që Uzbekistani ia ka Rusisë, si rezultat i një marrëveshje për të thelluar bashkëpunimin ekonomik

XS
SM
MD
LG