Ndërlidhjet

SHBA akuzon Rusinë për shkelje të traktatit rreth armëve bërthamore


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë për shkelje të dy traktateve kryesore për kontrollin e armëve.

Nënsekretari amerikan për kontrollin e armëve dhe sigurinë ndërkombëtare, Rose Gottemoeller, tha gjatë një seance të Senatit që është mbajtur të mërkurën, se Rusia e ka shkelur Traktatin rreth armëve bërthamore si dhe Traktatin mbi forcat e armatosura në Evropë.

Pavarësisht shkeljeve të traktatit të cilat i ka mohuar presidenti rus Vladimir Putin, Gottemoeller ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë sipas traktatit dhe do të kërkojë nga Rusia që të veprojë në përputhje të.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë qysh në korrik për shkeljen e traktatin, me testimin që Rusia ia ka bërë raketave që ishin të ndalauar konform traktatit.

XS
SM
MD
LG