Ndërlidhjet

Poroshenko i kërkon Rusisë që të heqë trupat nga Ukraina


 Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka bërë thirrje Rusisë që ti jap fund mbështetjes së saj për seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ai ka kërkuar nga Rusia që ti heqë forcat e saj nga toka ukrainase dhe të mbyllë kufirin me Ukrainën, duke thënë se vetëm kështu brenda javësh, do të arrihej paqe dhe stabilitet në Ukrainë.

Moska në vazhdimësi ka mohuar, se ka ndonjë rol në Ukrainën lindore.

Poroshenko këto komente i ka bërë të enjten gjatë një vizite në Australi, teksa është takuar me kryeministrin australian Tony Abbott.

Abbott ka shfaqur mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën.

Komentet në Melburn janë bërë disa ditë pas përleshjeve në mes të trupave ukrainase dhe seperatistëve, përleshje që kanë dobësuar shpresën për funksionimin e armëpushimit.

Kievi e ka hedhur poshtë mundësinë e diskutimit për paqe derisa rebelët ti ndalojnë plotësisht gjuajtjet me armë.

XS
SM
MD
LG