Ndërlidhjet

logo-print

Rusia bën përpjekje për zgjidhjen e konfliktit në Siri


Presidenti srian Bashar al-Assad dhe zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov

Presidenti srian Bashar al-Assad dhe zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov

Një zyrtar i lartë rus është takuar në Damask me presidentin sirian Bashar al-Asad.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ka thënë se takimi i tij i së mërkurës ishte me qëllim që të diskutohet sjellja e të gjitha palët e luftës civile në Siri, në një tryzë të bisedimeve.

Rusia sipas tij, po i bën këto përpjekje teksa konsideron se terrorizmi përbën një kërcënim për të gjithë.

Bogdanov iu ka thënë gazetarëve pas takimit më Assad, se ata kanë diskutuar për mënyrën se si të arrihet një zgjidhje politike për luftën civile në Siri dhe atë “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Gjatë turneut të tij rajonal, Bogdanov e ka vizituar edhe Turiqnë për të biseduar me udhëheqësit opozitarë të Sirisë dhe Libanit .

XS
SM
MD
LG