Ndërlidhjet

Shtyhen bisedimet mes Ukrainës dhe seperatistëve


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria ukrainase dhe seperatistët pro-rusë, nuk janë dakorduar të mërkurën për të mbajtur një raund të ri të bisedimeve.

Por, një ushtarak ukrainas, ka njoftuar se marrëveshja e armëpushimit është zgjatur edhe për 24 orë.

Ish-presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, i dërguar i Kievit në bisedimet me Rusinë, seperatistët dhe OSBE-në, ka thënë se një raund i ri i bisedieme, nuk do të mbahet në Minsk gjatë ditëve të ardhshme për shkak se seperatistët e kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Kuchma, sipas agjencisë Interfax, ka thënë se seperatistët duhet të tregojnë nëse me të vërtetë duan paqe dhe jo luftë.

Ndonëse i ka akuzuar seperatistët pro-rusë për shkeljen e armëpushimit, Kuchma ka njoftuar se ushtria ukrainase ka vendosur që ta zgjatë armëpushimin e nisur me 9 dhjetor, armëpsuhim i cili ishte paraparë me një marrëveshje të arritur në Misnk më 5 shtator.

XS
SM
MD
LG