Ndërlidhjet

logo-print

Rusia ndërton në Indi edhe 12 reaktorë bërthamorë


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësi i kompanisë bërthamore shtetërore të Rusisë, ka njoftuar se një marrëveshje do të nënshkruhet gjatë të enjtes sipas të cilës, Rusia do të ndërtoj në Indi, edhe 12 reaktorë bërthamor.

Udhëheqësi i kompanisë “Rosatom”, Sergej Kiryenko, i cili po e shoqëron presidentin rus Vladimir Putin në vizitën zyrtare në New Delhi, ka thënë se sipas marrëveshjes, do të nisë të ndërtohen njësia e tretë dhe e katërt në fabrikën Kudankulam, që gjendet në Indinë Jugore.

Rosatom ka ndërtuar tashmë dy reaktorët e parë në Kundankulam.

Kiryenko, ka thënë se marrëveshja për të ndërtuar edhe së paku dhjetë reaktorë, do të nënshkruhet pas përfundimit të bisedimeve në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe kryeministrit indian, Nerendra Modi.

Përpjekjet për të shtuar bashkëpunimin në fushën e energjisë, gjithashtu do të jenë pjesë e agjendës së Putinit në Indi

XS
SM
MD
LG