Ndërlidhjet

Vriten katër militantë në Kaukazin Verior


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet ruse kanë njoftuar se forcat e sigurisë, i kanë vrarë së paku katër militantë në Kabardino-Balkaria, që gjendet në republikën e trazuar të Kaukazit Verior.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit iu kanë thënë mediave ruse, se militantët janë vrarë gjatë një shkëmbim zjarri që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në një shtëpi në kryeqytetin e provincës, Nalchik.

Autoritetet kanë bërë me dije se operacioni është duke vazhduar, ndërsa iu kanë bërë thirrje banorëve të kryeqytetit që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Krahinat kryesisht myslimane të Kaukazit Verior janë rrënuar nga sulmet dhe luftën në mes të forcave të sigurisë dhe militantëve.

Operacioni në Nalchik ndodhë një ditë pas një shkëmbim zjarri në Daghestan, kus sipas autoriteteve ruse, është vrarë një militant.

XS
SM
MD
LG