Ndërlidhjet

Gjeorgjia kërkon përkrahje ndërkombëtare rreth Abkhazisë


Ilustrim
Ilustrim

Gjeorgjia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë traktatin, sipas të cilit, Rusia e ka shtuar kontrollin mbi rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkhazi.

Zëdhënësi i ministisë së punëve të jashtme, Davit Kereselidze, tha të enjten se traktati duhet të dënohet dhe duhet të vlerësohet si i paligjshëm.

Traktati i nënshkruar më 24 nëntor, mes të tjerash planifikon themelimin e një force të përbashkët ushtarake ruso-abkhaze.

Çdo sulm në Abkhazi, sipas traktatit, Rusia do ta vlerësoj si sulm mbi të.

Gjeorgjia e ka paralajmëruar Rusinë që të mos e nënshkruaj një traktat të tillë edhe për Osetinë Jugore, vend për të cilin në vitin 2008, Rusia dhe Gjeorgjia ishin në një luftë pesë ditore.

Udhëheqësi de-facto i Osetisë së Jugut, Leonid Tibilov, ka thënë më 10 dhjetor se një traktat i ngjashëm me Rusinë, do të nënshkruhet në fillim të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG