Ndërlidhjet

Rusia dhe India nënshkruajnë marrëveshje


Presidenti rus dhe kryeministri indian

Presidenti rus dhe kryeministri indian

Rusia dhe India kanë nënshkruar marrëveshje të reja bashkëpunimi sipas të cilave, Rusia do ti ndihmoj Indisë në ndërtimin e centralit bërthamor si dhe do të furnizoj Indinë me naftë.

Marrëveshjet janë bërë me dije pas takimit të zhvilluar në mes të presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit indian, Nerendra Modi në New Delhi.

Modi tha se marrëveshja e nënshkruar mes kompanisë ruse Rosatom dhe Kompanisë bërthamore indiane, ka për qëllim ndërtimin e dhjetë reaktorëve të tjerë bërthamor nga ana e Rusisë, në një central bërthamor në Indi.

Drejtuesi i Rosatom, Sergei Kiriyenko, ka thënë paraditën e së enjtes se konform marrëveshjes, reaktorët do të ndërtohen në centralin Kudankulam, ku tashmë Rosatom veç e ka përfunduar ndërtimin e dy reaktorëve.

Gjiganti i naftës ruse Rosneft dhe komapnia indiane ESSAR, kanë nënshkruar gjithashtu marrëveshje gjatë të enjtes, marrëveshje sipas të cilës, Rusia mund ti transportoj 10 milionë tonelata naftë në Indi, gjatë dekadës së ardhshme.

XS
SM
MD
LG