Ndërlidhjet

Militantët islamik kanë kryer më shumë se 5 mijë vrasje gjatë nëntorit


Ilustrim
Ilustrim

Një studim i ri që është publikuar të enjten, ka bërë me dije se si rezultat i dhunës nga ana e militantëve islamikë nëpër botë, vetëm gjatë muajit nëntor janë vrarë 5 mijë e 42 persona.

Raporti i përbashkët i Shërbimit Botëror të BBC-së dhe Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit në Kolegjin Mbretëror të Londres, thekson se gjatë muajit të kaluar ka pasur 664 sulme në 14 vende të ndryshme.

Një e treta e vdekjeve të nëntorit nga militantët, sipas raportit, kanë ngjarë në Irak.

Pas Irakut, me më së shumti vrasje nga radikalët islamikë radhiten Nigeria, Afganistani e Siria.

Militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, sipas raportit, janë përgjegjës për gjysmën e dhunës së nëntorit.

IS sipas raportit, gjatë nëntorit ka vrarë 2mijë e 206 persona.

Lëvizja xhihadiste, sipas raportit, është më e fortë se kurrë dhe se lufta ndaj tyre, do të jetë sfidë për gjenerata të tëra.

XS
SM
MD
LG