Ndërlidhjet

Në Taxhikistan dënohen katër pjestarë të grupit Selefi


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Taxhikistan i ka dënuar katër burra për shkak se kanë qenë anëtarë të një dege të ndaluar të Islamit.

Gjykata Supreme ka njoftuar të enjten se një gjykatë në qytetin jugor Qurghon-Teppa, i ka dënuar tre pasardhësit e grupit Selefi me nga pesë vite burgim, derisa personi i katërt është dënuar me gjashtë vite e dy muaj heqje lirie.

Të afërmit e të dënuarve, kanë thënë se akuzat janë të sajuara dhe se familjarët e tyre nuk i kanë takuar grupit Selefi.

Familjarët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se ndaj aktgjykimeve të shpallur të mërkurën, do të bëjnë ankesë.

Dega e Islamit Selefi ishte cilësuar ekstemiste dhe si e tillë ishte ndaluar në Taxhikistan qysh në vitin 2008.

Grupi Selefi praktikon një formë të rreptë të Islamit sunit dhe nuk i njeh degët e tjera të islamit.

Grupit Selefi shpesh është quajtur si grup vehabist, ndonëse pjesëtarët e grupit e kanë mohuar këtë dhe e kanë cilësuar si nënçmim.

XS
SM
MD
LG