Ndërlidhjet

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka gjetur një trup të pa jetë në rrugën “Zagrebi” në lagjen Arbëria, në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se bëhet fjalë për një vdekje të dyshimtë e shkaktuar nga armë zjarri dhe ende nuk dihet se a është vrasje apo vetëvrasje.

“Policia është në vendin e ngjarjes dhe janë duke u bërë hetime. Aktualisht mund të themi se është vdekje e dyshimtë, ekipet mjekësore e kanë përcaktuar vdekjen e viktimës. Tani jemi duke shikuar se me çfarë kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje”, ka thënë Borovci.

XS
SM
MD
LG