Ndërlidhjet

Policia kineze shpërndan protestuesit, arreston mbi 100 persona


Ilustrim
Ilustrim

Policia në Hong Kong ka njoftuar se e ka pastruar në tërësi njërin prej kampeve kryesore ku protestues në kërkim të demokracisë, kanë qëndruar për 75 ditë.

Për shkak se disa nga protestuesit nuk i ishin bindur urdhërit për largim nga vendi ku është protestuar, policia e Kinës i ka arrestuar më shumë se 100 persona.

Oficerët e policisë e kanë filluar aksionin e pastrimit në kampin Admiralty në Hong Kong, duke çmontuar tenda dhe atë pas dhënies së urdhërit prej 30 minutësh në drejtim të protestuesve.

Policia i kishte paralajmëruar protestuesit që të largohen brenda 30 minutave, në të kundërten do ti arrestonte.

Në mesin e të arrestuarve është manjati i mediave kineze dhe dy ligjvënës të opozitës.

Për 75 ditë me radhë, protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të lira dhe të drejta në vitin 2017 në rajonin gjysmë-autonom.

Në fund të gushtit, qeveria në Pekin ka njoftuar se kandidatët për zgjedhjet e vitit 2017, së pari duhet të verifikohen nga një komision i besueshëm.

XS
SM
MD
LG