Ndërlidhjet

Aktivisti sulmohet me vezë nga përkrahësit e liderit çeçen


Aktivisti, Igor Kalyapin

Aktivisti, Igor Kalyapin

Mbështetësit e liderit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e kanë ndëprerë një konferencë shtypi që po mbahej nga një grup i të drejtave të njeriut, duke i hedhur vezë nga një distancë e afërt, liderit të grupit.

Sulmi ka ndodhur teksa lideri i grupit me bazë në Moskë “Moska kundër Torturës”, Igor Kalyapin, po fliste kundër vendimeve të Kardylov për të shqiptuar dënime kolektive kundër të afërmve të militantëve të dyshuar në Çeçeni

Teksa Kalyapin po e akuzonte liderin çeçen, për shkelje të kushtetutës së Rusisë, dy burra shtatlartë, kanë bërtitur më zë të lartë në mbështetje të Kardylov, e kanë hedhur me vezë drejt folësit të konferencës dhe të njëjtin e kanë quajtur “mbrojtës të kriminelëve”.

Nga një distancë prej një metri, dy burrat e kanë goditur Kalyapin dhe një kolegun të tij.

Pas vrasjes së 14 policëve gjatë një përleshje në Grozni më 6 dhjetor, Kadyrov ka njoftuar se të afërmit e militantëve të dyshuar, do të dëbohen dhe shtëpitë e tyre do të rrafshohen.

Më 8 dhjetor, disa shtëpi në fshatin çeçen Yandy, janë djegur gjerë në themel nga disa persona të maskuar.

XS
SM
MD
LG