Ndërlidhjet

NATO-ja thotë se është duke e rishqyrtuar kërkesën e qeverisë së Irakut për ndihmë në krijimin e ushtrisë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u tha sot partnerëve rajonalë në konferencën e NATO-s dhe të Sigurisë së Gjirit në Katar, se “Iraku tash ka kërkuar mbështetje të NATO-s në ndërtimin e kapacitetit mbrojtës”.

Kjo kërkesë u bë derisa Iraku po lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), që kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut, gjatë verës.

Stoltenberg tha se militantët e Shtetit Islamik “paraqesin kërcënim madhor për popullin e Irakut dhe Sirisë, pastaj për rajonin e gjërë dhe për të gjitha vendet” dhe ka shtuar se “sa më shumë që të bashkëpunojmë, aq më të sigurt do të jemi”.

Liderët e NATO-s në samitin e muajit shtator ishin pajtuar se luftimi i grupit militant ekstremist, Shteti Islamik, është prioritet i lartë i aleancës.

XS
SM
MD
LG