Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Cheney e kritikon raportin e Senatit për torturë


Dick Cheney

Dick Cheney

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney, ashpër e ka kritikuar raportin e Senatit për detajet e torturës kundër të arrestuarve në “luftën kundër terrorit”.

Zoti Cheney, që ka shërbyer në kohën e presidentit, George W. Bush, kur sipas raportit ishin përdorë teknika “brutale”të hetimeve, i tha rrjetit televiziv Fox News se i gjithë programi ishte i arsyeshëm.

Zoti Cheney i ka hedhur poshtë pohimet se presidenti Bush nuk kishte pasur informacione për këtë gjë, duke thënë se presidenti i atëhershëm “në fakt ishte pjesë përbërëse e programit dhe ai duhej ta miratonte atë” dhe ka shtuar se “ai ishte plotësisht i informuar”.

Sipas tij, raporti ishte “tmerrësisht” i keq dhe “plot ndytësira”.

Raporti 500 faqësh i publikuar pardje, tha se hetimet e agjencisë CIA ndaj të dyshuarve të al-Kaidës ishte më tepër brutal se sa ishte pranuar dhe se nuk kishte prodhuar inteligjencë të përdorshme.

XS
SM
MD
LG