Ndërlidhjet

BE: David Schwendiman prokuror për Forcën Speciale Hetuese


David Schwendiman nga Shtetet e Bashkuara, është nominuar si prokuror udhëheqës për Task Forcën Speciale Hetuese (SITF), ka njoftuar sot Bashkimi Evropian.

Kjo forcë ishte krijuar nga Bashkimi Evropian në vitin 2011 si një hetim kriminal i pavarur për akuzat serioze që i përmban raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në janar të vitit 2011, nga senatori Dick Marti, me titullin: “Trajtimi johuman i njerëzve dhe trafikimi ilegal me organet njerëzore në Kosovë”.

Zoti Schwendiman ka përvojë të gjatë në çështjet juridike, politike dhe praktike, si në ndjekjet kriminale vendëse dhe ndërkombëtare.

Ai e zëvendëson zotin Clint Williamson, i cili ishte i pari prokuror udhëheqës i SITF-it, dhe do ta udhëheq hetimin që kryhet nga kjo forcë dhe çfarëdo procedimi tjetër që del nga ajo, njofton Bashkimi Evropian.

Zgjedhja e zotit Schwindeman është sinjal i përkushtimit të fuqishëm për të parë që hetimet do të përfundojnë.

Bashkimi Evropian do të vazhdoj të punoj për së afërti me qeverinë e re të Kosovës në progresin e Kosovës drejt rrugës së saj kah BE-ja, dhe për të shqyrtuar çështjet që ende duhet të adresohen.

Në këtë kuptim, është me rëndësi që qeveria e re e Kosovës të vazhdoj të bashkëpunoj me misionin EULEX në implementimin e mandatit të tij të rishikuar, përfshirë procedimet e amandamenteve të domosdoshme të kornizës juridike, që do të lejojnë krijimin e Gjykatës Speciale, thuhet në fund të kumtesës së sotme të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG