Ndërlidhjet

Rusi: Përkundër intervenimit, vazhdon rënia e rublës


Pamje e monitorëve në Moskë ku shihet raporti i rublës me euron dhe dollarin
Pamje e monitorëve në Moskë ku shihet raporti i rublës me euron dhe dollarin

Monedha ruse, rubla, sot ka shënuar humbje të mëtejshme kundër dollarit amerikan dhe euros, megjithë përpjekjet e Bankës Qendrore të Rusisë, për ta mbrojtur rublën, duke e rritur shkallën e kamatave në 10.5%.

Megjithatë, rubla e vazhdoi rënien në tregjet ndërkombëtare: sot për një dollar ajo vlente 54.79, ndërsa për një euro, 68.29 rubla.

Rubla dhe ekonomia ruse e ndërlidhur me energjinë, është ballafaquar me probleme për disa muaj të tërë për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, dhe të vendeve të tjera, lidhur me ndërhyrjen e Moskës në pjesën lindore të Ukrainës.

Në muajin mars, Rusia, po ashtu, e ankesoi Krimenë e Ukrainës.

Në vitin 2014, rubla ka rënë 40% në krahasim me dollarin dhe euron.

XS
SM
MD
LG