Ndërlidhjet

BE: Mogherini e riafirmoi perspektivën evropiane të Maqedonisë


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedoinsë, Fatmir Besimi.

Siç ka njoftuar BE-ja, ata mbrëmë në Bruksel kanë diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohet Republika ish-jugosllave e Maqedonisë.

Zonja Mogherini e ka riafirmuar perspektivën evropiane të këtij vendi dhe ka shprehur rëndësinë e progresit të shpejtë të reformave, nevojën që të gjitha palët të punojnë për zgjidhjen me pajtueshmëri reciproke për çështjen e emrit dhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore.

XS
SM
MD
LG