Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Drejtori Brennan e mbronë agjencinë CIA


John Brennan gjatë konferencës për gazetarë në selinë e agjencisë CIA

John Brennan gjatë konferencës për gazetarë në selinë e agjencisë CIA

Drejtori i CIA-s, John Brennan, ka thënë se metoda të paautorizuara dhe në disa raste të neveritshme, janë përdorë kundër të dyshuarve terroristë.

Por, zoti Brennan ka vlerësuar se CIA “në mënyrë të drejtë i ka bërë shumë gjëra” në kohën kur “nuk pa pasur përgjigje të lehta”.

Këto komente u bënë në konferencën për gazetarë në Uashington, mbrëmë vonë, dy ditë pas publikimit të raportit të Senatit të Shteteve të Bashkuara, sipas të cilit CIA e ka kequdhëhequr Shtëpinë e Bardhë dhe opinionin lidhur me torturën e të arrestuarve, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, dhe ka vepruar në mënyrë më brutale se sa që e ka pranuar.

Zoti Brennan tha se në një numër të kufizuar të rasteve, oficerët e agjencisë CIA kishin përdorë “teknika hetimore, që nuk ishin të autorizuara, me ç’rast ato ishin të neveritshme dhe do të ishte e drejtë të refuzoheshin”.

Por, shefi i agjencisë CIA theksoi se “pjesa më e madhe e oficerëve të involvuar në program në agjencinë CIA, i kanë kryer përgjegjësitë e tyre në mënyrë lojale” dhe në harmoni me ligjin.

XS
SM
MD
LG