Ndërlidhjet

Poroshenko: Armëpushimi në Ukrainë tash është real


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se armëpushim “real” tash po mbretëron në pjesën lindore të Ukrainës.

Gjatë komenteve të tij të sotme në Australi, ku gjendet për vizitë, zoti Poroshenko tha se për të parën herë në 7 muaj, ushtria e Ukrainës nuk ka pësuar asnjë viktimë.

Armëpushimi i ri ndërmjet ushtrisë së Ukrainës dhe i separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, ka hyrë në fuqi më 9 dhjetor.

Por, mbrëmë, një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës tha se tre ushtarë ishin vrarë dhe tetë të tjerë ishin plagosur gjatë 24 orëve të kaluara.

Por, presidenti Poroshenko, tha se periudha e fundit 24 orëshe ka kaluar pa incident dhe nëse armëpushimi mbahet, atëherë ky do të ishte “hap i madh për paqen dhe stabilitetin në Ukrainë”.

Prej muajit prill, kur kanë filluar luftimet në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë afro 4,300 vetë, kanë vlerësuar Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG