Ndërlidhjet

Poloni: Aksion i paparë rus në rajonin e Baltikut


Tomasz Siemoniak

Tomasz Siemoniak

Ministri i mbrojtjes i Polonisë, Tomasz Siemoniak, ka thënë se ushtria e Rusisë është e angazhuar në një aktivitet të gjërë “të paprecedent” rreth rajonit të Baltikut.

“Gjatë pak ditëve të kaluara, ne kemi parë aktivitet të paprecedent nga rusët në Detin Baltik, nga flota ruse dhe aeroplanët rusë", tha ministri Siemoniak në televizionin polak, TVN24.

Mëtutje ai ka theksuar se Polonia, që është anëtare e NATO-s, nuk është nën kërcënim dhe se manovrat ruse me gjasë, janë të parapara për të testuar se si reagojnë forcat e NATO-s në rajon.

Ministri i mbrojtjes i Polonisë, Tomasz Siemoniak, tha se vendimi i Varshavës, që të siguroj raketa me rreze të gjatë veprimi nga Shtetet e Bashkuara, ka ndikim në tensionet aktuale në rajon.

Në marrëveshjen me vlerë prej 250 milionë dollarësh, ndërmjet Uashingtonit dhe Varshavës, përfshihen edhe 40 raketa ajër-tokë, që do të integrohen në tri njësi taktike të aeroplanëve luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Polonisë.

XS
SM
MD
LG