Ndërlidhjet

Kerry: Shtetet të veprojnë lidhur me nxehjen globale


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga të gjitha vendet që ta kryejnë pjesën e tyre të punës për të arrritur marrëveshje gjithpërfshirëse për ndryshimet klimatike vitin e ardhshëm, duke tërhequr vërejtjen se po kalon koha për ta kthyer kursin aktual, i cili “çon në tragjedi”.

Mëtutje, në fjalimin e tij mbrëmë vonë në Lima të Perusë, në një tubim për klimën, zoti Kerry tha se marrëveshja që pritet të nënshkruhet në Paris vitin e ardhshëm, për ndaljen e rritjes së emetimit të gazrave, nuk do të mund t’i zgjidhë të gjitha problemet e rritjes së temperaturës, valëve më të nxehta, vërshimeve, thatësisë dhe rritjes së nivelit të detërave, por mund ta vendos botën në rrugën e drejtë.

Në këtë konferencë përfaqësuesit e shumë shteteve po përpiqen të pajtohen për propozimin tekstin e marrëveshjes së 190 vendeve në Paris, aty kah fundi i vitit 2015.

XS
SM
MD
LG