Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësime për raportet se lideri i Krimesë është me Putinin


Jen Psaki

Jen Psaki

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, tha se Uashingtoni është i “shqetësuar” nga raportet se në delegacionin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Indi, mund të ndodhet edhe figura kundërthënëse, që e ka udhëhequr Krimenë, prej se ky territor i Ukrainës është aneksuar nga Rusia, në mars të këtij viti.

Gjatë komenteve të mbrëmshme, ajo theksoi se Uashigntoni është i vetëdijshëm se zyrtarët në Nju Delhi thonë se ata “nuk janë zyrtarisht të vetëdijshëm” për vizitën nga personi, Sergei Aksyonov.

Zëdhënësja Psaki tha se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara po kërkonin qartësi të mëtejshme.

Agjencia Reuters ka raportuar se Aksyonov është takuar jozyrtarisht me një biznesmen në Mumbai për të diskutuar për tregti në Krime, pasi kishte udhëtuar me aeroplanin e Putinit në Indi.

India nuk i mbështet sanksionet perëndimore kundër Rusisë, në shënjestër të të cilave përfshihet edhe Sergei Aksyonov.

XS
SM
MD
LG